DYLON

Zotohen për bashkëpunim në fushën e sigurisë, në luftën e përbashkët ndaj veprimtarive kriminale, krimit të organizuar dhe atij transkufitar

Zotohen për bashkëpunim në fushën e sigurisë, në luftën e përbashkët ndaj veprimtarive kriminale, krimit të organizuar dhe atij transkufitar
Avatar photo Redaksia

Sot, më 29.10.2021, delegacioni nga Shqipëria në krye me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit z. Gledis Nano, qëndruan për një vizitë zyrtare në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës, ku u mirëpritën nga drejtori i përgjithshëm i PK-së, z. Samedin Mehmeti së bashku me drejtuesit më të lartë të Policisë.

Drejtori i Përgjithshëm z. Mehmeti, fillimisht u dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve nga Policia shqiptare dhe njëherit i uroi detyrën e re z. Nano si drejtori i përgjithshëm i Policisë së shtetit, të cilin e njoftoi se Policia e Kosovës e vlerëson lartë bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në të gjitha fushat e sigurisë dhe jo vetëm.

EkoHigjiena

Ky takimi ishte i karakterit njoftues, por u shfrytëzua mundësia e diskutimit edhe rreth temave me interes të përbashkët, si shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave të deritanishme si dhe avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të dy policive të të dyja vendeve.

Palët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë, mbështetjen në fusha specifike në mes të dy institucioneve policore, që rezultojnë në bashkërendimin akoma më të mirë në luftën e përbashkët ndaj veprimtarive kriminale, krimit të organizuar dhe atij transkufitar. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.