DYLON

Zotohemi për kujdes të veçantë ndaj trashëgimisë së UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve!

Zotohemi për kujdes të veçantë ndaj trashëgimisë së UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve!
Avatar photo Redaksia

Zotohemi për kujdes të veçantë ndaj trashëgimisë së UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve!

/Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Zotohemi për kujdes të veçantë ndaj trashëgimisë së UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve!

Me përkushtim të plotë ndaj historisë sonë të lavdishme dhe respekt të thellë për sakrificën e dëshmorëve të kombit, kemi paraparë ndarjen e 420 mijë eurove për projektet e OVL-UÇK-së përgjatë katër viteve të ardhshme.

Vetëm për vitin 2026, buxheti i dedikuar do të jetë 180 mijë euro, i cili do të investohet në:

Finalizimin e projektit të Varrezave të Dëshmorëve

Mirëmbajtjen e shtatoreve dhe përmendorëve të dëshmorëve të kombit

Shpronësimin e tokave ku ndodhen përmendoret e dëshmorëve

Krijimin e një zyre të OVL-UÇK-së në kuadër të kabinetit të Kryetarit të Komunës

Kjo platformë është dëshmi e përkushtimit tonë për të ruajtur dhe nderuar trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe për të siguruar që kujtimi i atyre që dhanë jetën për liri të jetojë përgjithmonë në zemrat tona!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.