Juventus nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim në fushën e saj ndaj Real Madridit duke luajtur baras 2:2, në një ndeshje tejet të fortë e cila dha emocione te shumta.
Fitorja ishte e domosdoshme për italianet, pasi që pozita e tyre në renditje nuk i lejonte rezultat tjetër, kjo edhe bëri që ata furishëm ta nisin takimin duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi me golin nga penaltia që e shënoj Artura Vidal.
Mirëpo, pjesa e dytë ka nisur furishëm për mbretërit e Spanjës. Fillimisht Ronaldo ka barazuar, për të kaluar më pas në epërsi përmes uellsianit Bale.
Megjithatë, për të mbetur ende me shpresë për tu kualifikuar për Juventusin, është përkujdesur Lorente që ka barazuar rezultatin. Ky barazim fare nuk i konvenonte Juventusit, megjithatë humbja e Gallatasarayt në Copenhagen ka bërë që ata megjithatë të mbesin në luftë për pozitën e dytë, pasi që duket se vendi i parë do t’i takojë Real Madridit.
Në anën tjetër, Adnan Januzaj nuk ka mundur ta shijojë debutimin në Ligën e kampionëve, pasi që trajneri i Manchestre Unitedit, David Moyes nuk i ka dhënë rastin në ndeshjen që ata e zhvilluan ndaj Sociedadit e cila përfundoi pa gola 0:0.
Ajo që vlen të theksohet nga ky takim është huqja e penalltisë nga Van Persi i Manchesterit dhe përjashtimi me karton të kuq i Fellainit.
Sigurt ka vazhduar kampioni aktual Bayren Munchen i cili në udhëtim e ka mposhtur Plzenin me rezultat 1:0. Pas kësaj fitore, gjermanët kryesojnë renditjen me pikë maksimale.
Manchester City duket se e ka pasur punën më të lehtë këtë mbrëmje duke i mposhtur shumë lehtë rusët e CSKA Moskës me rezultat 5:2. Me këtë fitore, anglezët e Cityt duket se e kanë siguruar pozitën e dytë edhe pse ka ende ndeshje për të zhvilluar.
Kualifikimin e sigurt duket se e ka edhe kampioni francez PSG i cili në fushën ka luajtur baras me Anderlechtin. Francezët është llogaritur se do ta kenë lehtë me belgët, kur e kishim parasysh se në Belgjikë i mposhti bindshëm 5:0, por ja që në Paris ata kishin udhëtuar shumë të mobilizuar dhe nuk u koritën si në shtëpinë e tyre, madje edhe dolën të pamposhtur.
Një fitore të vlefshme e ka shënuar Olimpiakosi i Greqisë që e ka mposhtur Benfikën duke u pozicionuar në vendin e dytë me gjasa shumë të mëdha për ta përfunduar fazën e grupeve në atë vend. Pa gola ka përfunduar ndeshja Shahktar – Leverkusen. /Zëri/