DYLON

“Zonja me maskë” ia hapë derën “Talias…”

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Sonte nga ora 19:00, në Teatrin e Qytetit në Gjilan, nis Festivali i Dramës Shqipe  “Talia e Fkalës 2014”, me pjesëmarrjen e trupave teatrore nga trojet shqiptare.  Festivali do të mbahet për pesë ditë me radhë dhe do të shfaqën pesë drama konkurruese.

Ali Demi, drejtor i Teatrit të Qyteti të Gjilanit ka bërë me dije për Portalin 2L Online, se çdo gjë është gati për këtë Festival të veçantë në trojet shqiptare e për të cilin ka përherë interesim të madh.

EkoHigjiena

Demi tha se Festivali do të hapet me shfaqjen e Teatrit të Qyteti të Gjilanit, ‘Zonja me maskë”,  e Osman Goranci, me regji të Fatmir Hysenit.

Në ditë ne dytë të Festivalit po në ora 19:00, do të jepet shfaqja  “Gishti”  – Teatri Shqiptar i Shkupit,  nga Doruntina Basha me regji të Agon Myftarit.

Në ditën e tretë , do të jepet shfaqja  “Shembja e Kullës së Ajfelit”, Qendra Multi Media – Prishtinë, nga Jeton Neziraj me regji Blerta Neziraj.  Shfaqja fillon në ora 19:00.

Në ditë ne katërtë , do të jepet shfaqja “Dëshmitari”, Teatri Kombëtar i  Kosovës, me autor e regjisor Selami Taraku. Shfaqja fillon në ora 19:00.

Dhe në ditën e fundit, do të jepet shfaqja  “Tri mendje në ankand”  – Teatri i Metropolit – Tiranë, nga  Ferdinand Hysi  me regji të Elma Doresi. Edhe kjo shfaqje fillon në ora 19:00.

Pas kësaj shfaqje edhe do të jepen çmimet e këtij festivali.

Përndryshe, për çdo ditë sa  do ta kemi festivalin e Dramës Shqipe, do të kemi edhe ligjëratat e mesditës, me ligjërues Robert Ndrenika,  Nebi Islami, Erson Zymberi  e Arian Krasniqi, ndërsa po ashtu do ti kemi edhe debatet  për shfaqjen, që mbahen menjëherë pas përfundimit të shfaqjeve. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.