DYLON

Zlatan Ibrahimoviq, në pullë postare në Suedi

Avatar photo Redaksia

Postat suedeze kanë lëshuar në qarkullim pulla postare me imazhin e sulmuesit të kombëtares suedeze, Zlatan Ibrahimovic. Një veprim i tillë ka nxitur entuziazëm në mesin e tifozëve, raporton AFP.

Aktualisht Ibrahimovic po luan si sulmues në kampionatin francez dhe është lider në ligën nacionale franceze me Paris Saint-Germain.

EkoHigjiena

“Francezët janë veçanërisht të interesuar për Ibrahimoviqin”, tha shefi i departamentit postar “Mark”, duke bërë të ditur që një klient kishte porositur 1500 pulla postare për miqtë e tij në Francë.

Nga pesë pullat postare në shitje, tri imazhet në to janë të ndeshjes miqësore Suedi – Angli, të mbajtur më 14 nëntor 2012 në Stokholm, dhe gjatë të cilës Ibrahimovic kishte shënuar 4 gola.
albinfo.ch

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.