DYLON

Zjarri “sos” grurin në ara, policia me apel!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me ngritjen e temperaturave dhe fillimin e fushatës së Korrje Shirjeve kemi edhe raste të shpeshta të përhapjes së zjarreve. Vetëm ditëve të fundit kemi pasur disa rate të paraqitura ku janë djegur dhe dëmtuar sipërfaqe të konsiderueshme të mbjella me grurë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Polica e Kosovës i ka shtuar masat dhe tani së fundi një rast Zjarri veç është zbuluar.

EkoHigjiena

“Apelohen veçanërisht bujqit, barinjtë dhe gjithë të tjerët që në as një mënyrë mos të hapin zjarre, qoftë edhe me qëllim të pastrimit të pronave të tyre, sepse zjarret po dalin jashtë kontrolleve dhe po shkaktojnë dëme të mëdha”, ka thënë toger Ismet Hashani.

Sipas itj, Polica e Kosovës, do të zbatoj masa ligjore në të gjitha rastet kur dihen apo zbulohen të gjithë ata që përhapin apo shkaktojnë zjarr në ambiente të hapura. /2L ONLINE/