DYLON

“Zjarri poetik” – antologji e poezisë së Dardanës

“Zjarri poetik” – antologji e poezisë së Dardanës
Avatar photo Redaksia

Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri i shkrimtarit gjilanas, Shefik Shkodra, “Zjarri poetik”, në botim të SHB SOGJETIME, Gjilan, jo Kurora, si shënon njëri prej vlerësuesve të këtij libri.

Emrush T. Shkodra

Ky libër modest për kah vëllimi, ngërthen në brendinë e kopertinave rreth njëzet e pesë autorë të Dardanës me rrethinë.

EkoHigjiena

Punimet janë kryesisht në poezi për të rritur.

Nga këta autorë është marrë një, dy, tre, eventualisht ndonjëri katër poezi, të cilët kanë pasur një e më tepër përmbledhje të botuara.

Këta janë: Alketë Spahiu, Muza e përtërirë; Baki Krasniqi, Ecje e qëndresë; Daut Maliqi, Dhimbje ballkanike; Gani Sadiku, Udhëtoj me dhimbjen; Haki Bunjaku, Mallëngjime; Halil Matoshi, Dëshmitë; Hasije Selishta – Kryeziu, Grimca poezie; Hysen Këqiku, Përdellime; Ibrahim Ibishi, Parandjenjë e përjetime; Mehmet Surdulli, Toka ime; Mehmetali Rexhepi, Pjekuria e Dashurisë; Muharrem Shahiqi, Kujtime e mallë; Mustafa Morina, Përtëritje; Mustafa Spahiu, Mallëngjime e shpresë; Nebih Bunjaku, Djepi i dashurisë; Nexhat Rexha, Për dashurinë ideale; Raif Gashi, Gur fuqie; Rrustem Geci, Këngë ilirike; Sabile Keçmezi – Basha, Ndeshjet perfide; Shaban Cakolli, Dhimbje e mallë; Shaip Krasniqi, Mallë e shqetësime; Shefik Shkodra, Eklips kohësh; Shpresë Ajvazi, Kujtim i dashur; Zeqir Fazliu, Zjarret historike, dhe Zymber Beshtica, Qëndresë përballë sfinksave.

Gati të gjithë këta autorë i përshkon notë dhe motiv i ngjashëm. Megjithatë, këtu gjejmë edhe poezi meditive, por edhe lirika të holla dashurie.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.