/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës me banim në fshatin Rogoqicë Komuna Kamenicë ka lajmëruar përmes telefonit Policinë e Kosovës në Kamenicë, se ka shpërthyer një zjarr në një nga dhomat e katit të dytë të shtëpisë së tij, e më pastaj zjarri ka përfshirë katin në tërësi.
Sipas deklaratës së marr nga ankuesi, të lënduar nuk ka pasur, përveç dëmeve materiale që i janë shkaktuar nga zjarri në orendi, dyer dhe dritare. Sipas deklaratës së tij, i janë djegur edhe një sasi e konsiderueshme të hollash (Para të gatshme) që i ka pas në njërën nga dhomat e shtëpisë.
Zëdhënësi hashani ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë patrulla policore, inspektori i brigadave të zjarrfikësve, dhe njësiti i zjarrfikësve nga Kamenica të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Nga hetimet e para dyshohet se zjarri mundë të jetë shkaktuar nga ana e një fëmije nga pakujdesia. Me urdhër të prokurorit rasti i referohet njësitit të hetimeve. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/