DYLON

Zjarrfikësve do t’iu paguhen orët shtesë jashtë orarit zyrtar të punës në vitin 2019

Zjarrfikësve do t’iu paguhen orët shtesë jashtë orarit zyrtar të punës në vitin 2019
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, z.Ekrem Mustafa më datë 8 nëntor ka pritur në takim z. Muharrem Beka nga Sindikata e Zjarrfikësve, me ç’rast për së afërmi është njoftuar për kërkesat e tyre, shqetësimet dhe në tërësi për gjendjen e Zjarrfikësve në nivel vendi.

Pas këtij takimi ministri Mustafa, përveç që ka dhënë kontributin e tij në bashkëpunim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj për votimin e koncept dokumentit për financat e Pushtetit Lokal në mbledhjen e Qeverisë, të datës 13 nëntor, gjithashtu ministri z.Mustafa ka ndërmarrë hapa konkret dhe për dy kërkesat tjera të sindikatës së zjarrfikësve, njëra për rritjen e pagës së rrezikshmërisë në punë dhe tjetra për pagesën e orëve shtesë dhe orët e gjatë punës në ndërrimin e natës.

Me këtë rast ministri Mustafa pas konsultimeve intensive me zyrtarët përkatës, shprehë gatishmërinë e plotë që në buxhetin e propozuar për vitin 2019-të, kategorisë së zjarrfikësve, t’iu paguhen orët shtesë jashtë orarit zyrtar të punës dhe të shikohet çdo mundësi ligjore që të rritet pagesa për rrezikshmërinë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.