Në Viti, ka arritur donacioni me automjete të reja për zjarrfikësit vitias. Ky donacion u bë i mundur falë përkushtimit dhe vullnetit të bashkatdhetarit tonë nga Binça e Vitisë, Vilson Gega, i cili bashkëpunoi ngushtë me autoritetet gjermane dhe komunën e Vitisë, që të sjellin këtë donacion shumë të rëndësishëm.
Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, u shpreh se kjo ndihmë do të lehtësoj punën për zjarrfikësit tanë në misionin e tyre fisnik të mbrojtjes së jetës dhe pasurisë së qytetarëve tanë. Ai ka falënderuar z. Gegën, përfaqësuesit gjermanë dhe të gjithë ata që janë angazhuar që ky donacion të arrijë sot në Viti.
Në anën tjetër, drejtori i Shërbimeve Publike Basri Aliu, ka bërë me dije se shuma e këtij donacioni është mbi 500 mijë euro, e që një donacion i tillë ka qenë shm i nevojshëm dhe është shumë i mirëseardhur për zjarrfikësit vitias, sepse lehtëson punën e tyre nëpër raste të ndryshme emergjente. Drejtori Aliu në emër të donatorit i ka dhuruar kryetarit Haliti një qelës i cili simbolizon suksesin që është arritur sot.
Edhe komandanti i Njësitit të Zjarrfikësve Hetem Jakupi, ka falënderuar z.Gega për këtë donacion kaq të rëndësishëm, me 4 automjete, i cili e lehtëson jashtëzakonisht shumë çështjen e intervenimit të zjarrfikësve e sidomos për kranin, me të cilin tani e tutje kjo njësi do të mundë të intervenoj edhe në objektet banesore, në lartësinë deri 30 metra. /2LONLINE/