DYLON

Zjarrfikësit vitias marrin edhe një donacion tjetër të rëndësishëm

Zjarrfikësit vitias marrin edhe një donacion tjetër të rëndësishëm
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtori për Shërbime, Publike dhe Emergjencë, Basri Aliu kanë vizituar Njësinë e Profesionale të Zjarrfikëseve dhe Shpëtimit në Viti, për të parë nga afër një donacion që ka arritur për këtë njësi.

Donacioni që u sigura nga Vilson dhe Robert Gega përfshinë pajisje dhe inventar të ndryshëm për këtë njësi duke filluar edhe prej pajisjeve të fitnesit, ormanë, veshje speciale për intervenime në raste urgjente, ngrohje të hapësirës, kompresor për mbushjen e bombolave dhe të tjerë

EkoHigjiena

Me këtë rast Haliti ka falënderuar bashkatdhetarët tanë, Vilson dhe Robert Gega për këtë donacion duke shtuar se ata edhe më parë kanë ndihmuar zjarrfikësit vitias me donacione të rëndësishme.

Haliti tha se falë donacioneve dhe që kanë marrë zjarrfikësit vitias edhe intervenimet në raste të ndryshme kanë qenë më të lehta.

Ai shprehu falënderim të veçant edhe për shtetin Gjerman, vend ky prej se cilët ka ardhur ky donacion. Përndryshe falënderues u shprehen edhe drejtori Basri Aliu dhe komandanti i NJPZSH në Viti, Hetem Jakupi. /2LONLINE/