DYLON

Zjarrfikësit ende të pa definuar!

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Abdusamed Shkodra

/2L ONLINE/ – 4 maji, ndryshe njihet si Dita Internacionale e Zjarrfikësve. Kjo ditë në shumë vende të ndryshme të botës festohet në mënyra të ndryshme dhe me laramani të aktiviteteve nga më të ndryshme.

EkoHigjiena

Zjarrfikësit ndryshe konsiderohen si njësiti më i rrezikuar dhe njëkohësisht më i respektuar në mbarë globin.

Por e njëjta gjë a është edhe tek ne?

Zjarrfikësit në mbarë Kosovën ballafaqohen me probleme të shumta të natyrave më të ndryshme tash e sa kohë.

Unë në veçanti do të shkruaj për brigadën të cilës i takoi, asaj të Prishtinës.

Problemet e brigadës zjarrfikëse janë të shumta me numra dhe ato datojnë nga që nga pas lufta. Problemi më esencial është statusi i pa definuar i zjarrfikësve . Po ashtu problem është edhe konflikti negativ për kompetencë. Si pasojë e mosdefinimit të kompetencave në mes të komunave dhe agjencisë për menaxhimin e emergjencave (AME). Zjarrfikësit janë në një gjendje të rendë pa kushte pune , pa pajisje e mjete pune, pa pagese të orëve shtesë , si dhe atyre të natës, festive etj.

Problemi më madhor në këto momente është konflikti negativ për kompetence në mes të komunave dhe AME-së. Ky konflikt ka bërë që zjarrfikësit të pësojnë në masë te madhe. Ata nuk munden t’i gëzojnë të drejtat e tyre të parapara me ligj.

Tjetër problem është edhe mungesa e ligjit adekuat për zjarrfikje dhe shpëtim. Sot zjarrfikësit nuk kanë një ligj i cili e rregullon materien e profesionit të tyre në mënyrë të duhur. Qeveria me datën 24.12.2014 ka miratuar koncept dokumentin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për zjarrfikje dhe shpëtim, dokument ky që parasheh që shërbimet e zjarrfikjes dhe shpëtimit të kthehen në menaxhimin e komunave.

Po ashtu edhe ligji i miratuar me 14.02.2014 për agjencinë e menaxhimit të emergjencave në nenin 14 pika 4, parasheh që kjo agjenci do të ketë kompetencë vetëm për koordinimin e veprimeve të shërbimeve të zjarrfikjes vetëm në rast të intervenimeve jashtë territorit të komunës ku ata operojnë. Rregullorja për sistemimin e vendeve të punës për AME-në parasheh që në drejtoratin për zjarrfikje dhe shpëtim janë të punësuar vetëm 7 persona. Prandaj mund të konkludojmë se shërbimet e zjarrfikjes dhe shpëtimit duhet të menaxhohen nga komunat

Shërbimi i zjarrfikjes dhe shpëtimit në komunën e Prishtinës në këtë rast, ballafaqohet me shumë probleme. Problemet me të cilat ballafaqohet ky shërbim sot janë të shumta, duke filluar nga mungesa e investimeve , mostrajtimi në mënyrë të duhur i problemeve duke filluar nga ai i mungesës së mjeteve të punës (edhe ato mjete që janë shumica e tyre janë jo funksionale e si pasoj zjarrfikësit hasin në vështirësi në kryerjen e aktivitetit të tyre. Është shumë me rëndësi të ceket se janë sjell automjete fallco, dhe për to janë paguar shuma të mëdha parash. Gjithashtu, mos plotësimi i vendeve të lira të punës (ekzistojnë vendet e lira për zv/komandant, inspektor të preventivës por edhe zjarrfikës.

Njëkohësisht me një sy kritik duhet të shikohet edhe puna e drejtorisë të shërbimeve publike në komunën e Prishtinës, e cila nuk ka bërë pothuajse asgjë për shërbimin e zjarrfikësve. Problem tjetër është mospagesa e orëve shtesë, orëve të natës, orëve të festave, orë këto që parashihen me ligjin e punës i cili tani e rregullon tematikën e këtij shërbimi deri në plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për zjarrfikje dhe shpëtim.

Edhe gjate kohës kur komuna e Prishtinës është udhëheq nga partitë tjera zjarrfikësit kanë ngre zërin e tyre kundër parregullsive qe u janë bërë. Vlen të theksohet protesta e vitit 2012 që kulmuan me grevë. Për fat të keq të zjarrfikësve edhe udhëheqja e sotme është duke e vazhduar qasjen ndaj zjarrfikësve po thuajse të ngjashme, duke ikur nga përgjegjësia dhe duke toleruar ketë situatë kaosi në brigadën e zjarrfikësve – Prishtinë.

E rëndësishme është të potencohet se si nga Asambleja Komunale e Prishtinës me datë 27.12.2012 merret vendimi të cilin ne e quajmë si vendim arbitrar, ku objekti nr.2 i dedikuar për shërbimin e zjarrfikësve i jepet në shërbim NPK-së “Hortikultura”, veprim ky i cili paralizon shumë forcën vepruese të këtij shërbimi.

P.S. Në këtë rast e kam përfshirë situatën e zjarrfikësve në Prishtinë, pasi që jam pjesë e saj, por edhe që situata e zjarrfikësve në përgjithësi në Kosovë është tejet e rëndë dhe kaotike fatkeqësisht.

( Autori është kryetar i sindikatës së zjarrfikësve – Prishtinë)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.