DYLON

Zjarrfikësit austriak japin një donacion për zjarrfikësit vitias, transporti tij u bë falas nga vëllezërit Ramadani nga Fshati i Ri

Zjarrfikësit austriak japin një donacion për zjarrfikësit vitias, transporti tij u bë falas nga vëllezërit Ramadani nga Fshati i Ri
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, konkretisht Njësiti Profesional i Zjarrfikëseve dhe Shpëtimit në Viti (NJPZSH), ka pranuar sot një donacion nga Brigada e Zjarrfikësve të qytetit Bischofshofen nga Austria.

Donacioni përfshin pajisje të ndryshme për NJPZSH-Viti, kryesisht veshje mbrojtjes për intervenim por edhe pajisje të ndryshme të shpëtimit. Ndërkaq transportin e këtyre pajisjeve e kanë bërë falas vëllezërit Ramadani nga Fshati i Ri.

EkoHigjiena

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka falënderuar të Zjarrfikësit e qytetit Austriak, Bischofshofen për këtë donacion duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm.

Kryetari Haliti gjithashtu shprehu falënderimin për vëllezërit Ramadani, të cilët me vet kontribut kanë mundësuar arritjen e këtij donacioni në Viti. Përndryshe të nevojshme e kanë vlerësuar këtë donacion edhe Basri Aliu, Drejtor i DSHPE-së dhe Hetem Jakupi, Komandant i NJPZSH në Viti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.