Në Australi është shpallur gjendja e jashtëzakonshme njëjavore për shkak se është përshkallëzuar situata nga zjarret.
Temperaturat e larta dhe erërat e forta qe janë parashikuar për fundjavën, mund të çojnë në rritjen e rrezikut për përhapjen e zjarreve, në pjesën lindore të Australisë.
Që nga shtatori, zjarret kanë lënë të paktën 18 të vdekur dhe kanë shkatërruar më shumë se 1200 shtëpi nëpër NSW dhe Victoria.
Të paktën 17 persona mbeten të zhdukur pas zjarreve vetëm këtë javë. Mijëra njerëz tashmë janë duke ikur nga kjom zonë mjaft e frekuentuar për turizëm.
Gjendja e jashtëzakonshme do të fillojë në 08:00 të Premten në mëngjes dhe do të zgjasë për shtatë ditë, njoftoi të enjten kryetarja e NSW, Gladys Berejiklian.