DYLON

Zjarret aktive janë duke ndodhur në territorin e Komunës së Artanës

Zjarret aktive janë duke ndodhur në territorin e Komunës së Artanës
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës

Njoftim për qytetarët e Komunës së Kamenicës

EkoHigjiena

Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës se zjarret aktive aktualisht, janë duke ndodhur në territorin e Komunës së Artanës, më saktësisht në lokacionin Gugulloc-Bushincë.

Po punohet vazhdimisht në shuarjen e zjarreve nga ekipet e zjarrëfikësve, edhe pse terreni është i papërshtatshëm, disa vatra nuk mund të arrihen, si dhe ka nevojë për shtim kapacitetesh dhe ndihmë me ekipe të tjera.

Është e rëndësishme të dihet se banorët që jetojnë në ato zona, janë jashtë rrezikut, si dhe po punohet edhe në këtë orë për shuarjen e të gjitha vatrave të zjarrit.

Gjithashtu ky njoftim, le të jetë edhe thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë, duke shmangur mundësinë e ekspozimit ndaj shkaktarëve të mundshëm të zjarreve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.