DYLON

Zjarrëfikësit marrin donacion me vlerë mbi 60 mijë euro

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Zjarrfikësi Mentor Krasniqi, me prejardhje nga Kamenica, i cili këtë profesion e ushtron në Gjermani e ka mbajtur premtimin e dhënë muaj më parë Komunës së Kamenicës, për të sjellë paisje për Brigadën e zjarrëfikësve. Në një ceremoni sot në Kamenicë në prezencën e nënkryetarit të Komunës Fatmir Matoshi, u bë dorëzimi i këtyre paisjeve vlera e të cilave llogaritet të jetë mbi 60.000 euro.

Këto paisje janë siguruar nga njësitet e zjarrëfikjes të qyteteve Aachen dhe Geilenkirchen dhe përbëjne rroba për zjarrëfikës, dhe të gjitha paisjet profesionale që janë të nevojshme. Në një pritje në Komunën e Kamenicës, falënderim i veqantë i `u bë zjarrëfikësit Mentor Krasniqi, nga ana e Nënkryetarit të Komunës Fatmir Matoshi.

EkoHigjiena

“Ju keni treguar shembullin më të mirë se si punohet për komunën dhe si duhet të veproj secili qytetarë që e ka mundësinë të ndihmoj komunitetin e vet. Trajnimet që i keni bërë me zjarrëfikësit tanë, dhe ndihma që sollët sot janë një garancion më shumë se efikasiteti i zjarrëfikësve tanë do të rritet në vazhdimësi. E falënderoj edhe komandantin e Njësisë së Zjarrëfikësve Riza Bunjakun dhe drejtorin Faik Rexhepaj për angazhimin e tyre që të bëhet transportimi i këtyre paisjeve me vlerë nga Gjermania në Kamenicë”, ka thënë Matoshi.

Mentor Krasniqi, është shprehur i lumtur që me bashkëpunimin me komunën dhe zjarrëfikësit e Kamenicës ka arritur të realizoj me sukses idenë e tij, për të sjellë këto paisje në Kamenicë. “Unë e kam bërë detyrën time dhe jam i lumtur për këtë që po ndodh sot këtu” tha Mentor Krasniqi.

Në emër të Komunës së Kamenicës, dhe kryetarit Begzad Sinani, nënkryetari Matoshi u ka përcjellë mirënjohje njësive të zjarrëfikësve të qyteteve Aachen dhe Geilenkirchen. /2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.