DYLON

Zjarre në Livoç të Epërm dhe Bukovik të Gjilanit

Zjarre në Livoç të Epërm dhe Bukovik të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Bazuar në raportin e Policisë së Kosovës, ja ku pati zjarre në Komunën e Gjilanit në 24 orët e fundit.

Ja disa raste që kanë të bëjnë me “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, e që janë përfshirë në raportin e policisë:

EkoHigjiena

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

·         Fsh. Livoçi i Epërm, Gjilan 07.08.2021 – 06:50. Është raportuar  për një zjarr në Deponinë e cila gjendet rreth një kilometër në afërsi të fshatit të lartcekur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësit i zjarrfikësve të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin.

·         Shadërvani i artarëve, Gjilan 07.08.2021 – 10:49.  Është raportuar për një shpërthim në depon e shtëpisë së viktimës mashkull kosovar i cili kur kishte hyrë në depo kishte ndezur cigaren  dhe kishte ndodhur shpërthimi i një bombole të gazit nga e cila dyshohet se kishte rrjedhur gazi në hapësirën e depos. Nga shpërthimi lëndime të rënda trupor e ka pësuar viktima i cili është dërguar për tretman mjekësor. Përveç lëndimit të viktimës janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në objekt dhe dy vetura.

·         Fsh. Bukovik, Gjilan 07.08.2021 – 11:23. Është raportuar se rreth 20 hektar janë përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.