DYLON

Zjarr në një banesë: Një i vdekur, e konfirmon policia

Zjarr në një banesë: Një i vdekur, e konfirmon policia
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Drejtoria rajonale e Policisë, stacioni policor në Gjilan, sot me  08.07.2023 në ora 08:45 nga qendra emergjente 112 ka pranuar një informatë se nga një banesë afër tregut të gjelbër, kati i katërt, është duke dal tym.  Janë angazhuar njësitet patrulluese.  Njësitet e zjarrfikësve me urgjencë  kanë dalë në  vend të ngjarjes.

“Janë evakuuar të gjithë banorët e banesave përreth për çështje sigurie.  Hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit. Nga hetimet e para njoftohet se në  banesë është  gjetur një person pa shenja jete, i gjinisë mashkullore, rreth  50 vjeç “, ka bërë me dije zëdhënësi Hashani.

EkoHigjiena

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

“Hetuesit rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve”, ka thënë toger Hashani.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.