(2L ONLINE) – Fatosa, e yllka, filloristë e nxënës të shkollave të mesme, i u janë kthyer të hënën bankave shkollore për të shënuar kështu ditën e parë të vitit të ri shkollor. Por, jo në të gjitha shkollat ka ra zili, si simbolikë e futjes së nxënësve në shkollë dhe nisjes së procesit mësimor. Zili nuk është dëgjuar në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Zenel Hajdini (Gjimnazi i vjetër), sepse aty po vazhdojnë punimet, finalizimi i tyre, në rinovimin e shkollës. Siç dihet këtu me mbështetjen e Bashkimit Evropian, janë kontraktuar rregullimi i sistemit të ngrohjes, rregullim i dyerve dhe dritareve, rregullimi i kumti të shkollës, izolimi i shkollës, fasadimi i brendshëm, lyerja gëlqerosja…
Se mësimi nuk do të fillon me 1 shtator në këtë shkollë e kishte bërë të ditur edhe Nazmi Musa, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit. I cili kishte thënë se sivjet është punuar shumë në arsim, e në këtë kontekst ka përmendur se po rinovohet edhe Gjimnazi “Zenel Hajdini”, te i cili punimet janë në fazën finale.
Nga ana e tij, Sami Hoxha, drejtor i këtij Gjimnazi, ka bërë të ditur për portalin 2L ONLINE, se mësimi nuk ka filluar sot dhe pritet të nisë të hënë tjetër. Hoxha ka thënë se në këtë shkollë, falë BE-së, është bërë një investim i madh dhe po bëhen punë shumë të mira, por se me kërkesë të zyrtarëve të BE-së nga Prishtina, është kërkuar që mësimi në këtë objekt shkollor të mos fillojë këtë javë të parë, sepse ata duan të finalizohen punimet mirë dhe të bëhet në fund edhe dorëzim-pranimi i punëve që pritet të bëhet brenda kësaj jave që pastaj krejt të jetë gati për të hënë që ky institucion i dijes të i pret nxënësit.
Sami HOXHA
Hoxha tha se mësimi do të fillojë të hënën tjetër dhe nxënësit, por edhe mësimdhënësit do të kenë mundësi t’i gëzohen këtij investimi të qëlluar e të mëdha, që është bërë këtu në këtë objekt të Gjimnazit.
Përndryshe, këtë shkollë e frekuentojnë mbi 1 mijë e 700 nxënës dhe mbi 60 mësimdhënës. Shkolla në fjalë i ka edhe paralelet e ndara në Zhegër të Gjilanit. Ndërsa, kjo shkollë para këtij viti shkollor kishte edhe deri në mbi 2500 nxënës dhe mbi 120 mësimdhënës po tani është ndarë në dy gjimnaze,.Gjimnazin e Shkencave Shoqërore dhe Gjimnazin e Shkencave Natyrore, që funksionojnë në objekte të ndryshme. /2L ONLINE/