Zijush Ahmeti, kandidat nga Lugina për deputet në parlamentin e Kosovës

Zijush Ahmeti, kandidat nga Lugina për deputet në parlamentin e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputet për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt ndërsa duhet të certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës, shkruan Titulli.com.

Përmes një komunikate për medie, PDK-ja sqaron se kjo listë është “përfaqësimi më i mirë qytetar në këto zgjedhje” ndërsa kandidatë nga Lugina për deputet brenda kësaj liste është edhe Zijush Ahmeti, jurist i diplomuar dhe aktualisht zyrtar i lartë ligjor për komunitete në sekretariatin e Këshillit Konsultativ për Komunitete-Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Zijush Ahmeti, kandidon për herë të parë për deputet, ka një përvojë të gjatë institucionale në Preshevë por edhe në institucione të ndryshme të Republikës së Kosovës, raporton Titulli.com.

Ahmeti ka qenë zyrtar i lartë për Certifikim dhe Regjistrim të Subjekteve Politike në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës në periudhën tetor 2004 deri në qershor 2008.

Në komunën e Preshevës, ka qenë këshilltar në kuvendin komunal në Preshevë dhe udhëheqës i grupit të këshilltarëve, koordinator në zyrën e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë dhe bashkëpuntor i Fondit për të

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ditë më parë ka prezantuar edhe planin e tij me 7 zotimet për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe përkrahjen për futjen në listë të deputetëve të Luginës, përcjellë Titulli.com.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë thënë se verifikimi do të bëhet për të respektuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të datës 21 dhjetor si dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE