Futbollisti legjendar francez dhe trajner i ekipit të dytë të Realit të Madridit, Zinedine Zidane, e emëroi djalin e vet Enzon kapiten të ri të skuadrës. Enzo Zidane (20) fitoi shiritin e kapienit menjëherë pasi u transferua nga Kastilja në ekipin e dytë të Realit, ku në sezonin e kaluar shënoi katër gola në 26 ndeshje në rangun e katërt të Spanjës.
Zidane vendosi që t’ia besojë të birit rolin e prijësit pasi që Kastiljan para pak kohë e braktisën Sergio Aguza, Diego Llorente dhe Derik Osede.
Ky veprim i Zizut hasi në reagime të ndryshme. Shumëkush mendon se me këtë dëm më të madh i ka shkaktuar pikërisht djalit të vet.
Enzo Zidane luan në pozitën e mesfushorit, ndërsa në kategoritë më të reja për pak kohë ka luajtur në Juventus dhe San Hoze, para se të vijë në Real Madrid në vitin 2004.
Është i lindur në Bordo, ndërsa pasi luajti për seleksionet më të reja të Spanjës, megjithatë vendosi që të zgjedhë Francën.