DYLON

“Zico TV” nderon me mirënjohje Lutfi Hazirin për mbështetjen ndaj festivaleve që promovojnë vlera

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Televizioni “ZICO TV” i ka dorëzuar një mirënjohje kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në shenjë falënderimi për mbështetetjen që ka dhënë për spektaklin e festivalin e njohur “Zhurma Video Music Awards” dhe “Çelësi Muzikor”.
Pasi pranoni mirënjohjen nga drejtoresha artistike, Edona Memini, kryetari Haziri është shprehur falënderues për vlerësimin, ndërkaq ka theksuar se Komuna e Gjilanit do të vazhdoj të mbështesë me të gjitha kapacitetet e saj këto dhe të gjitha festivalet që vlerësojnë punën e artistëve shqiptarë.

“Vlerësimi i punës së artistëve në stimulim i madh për ta dhe një shtytës që të bëjnë projekte me vlera. Këtë e ka bërë në mënyrë profesionale “Zico TVst” me organizim të festivaleve tashmë të rëndësishme dhe tradicionale “Zhurma Video Music Awards” dhe “Çelësi Muzikor”. Mbështetja asnjëherë nuk do të mungojë për të tilla festivale që promovojnë vlera”, ka thënë kryetari Haziri. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.