DYLON

Zi e bardh, për raportin financiar Janar-Dhjetor 2015

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Raporti financiar Janar-Dhjetor 2015, po përplas pozitën dhe opozitën në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, që është duke vazhduar akoma në këtë pikë. Derisa anëtarët e Kuvendit nga tabori opozitar po e kritikojnë këtë raport përkatësisht akuzojnë qeverisjen aktuale për keqqeverisje dhe keqmanexhim të këtij buxheti, pozita akuzon opozitën se po sheh veç zi, ndërsa nuk po i përmend fare punët e mira.

Derisa opozitarët thonë se ku janë punë të mira e përshëndesin këtë, megjithatë janë këtu për t’i gjetur lëshimet, dështimet, keqpërdorimet…, nga ana tjetër nga pozita thonë se janë bërë shumë punë të mira, por opozita po heziton me i përmend anët pozitive të këtij raporti, pasi duan që të krijohet një përshtypje që nuk është punuar fare, është krejt zi, gjë që nuk është ashtu. Përndryshe, diskutimet në këtë pikë janë kah fundi dhe pritet që ky raport të nxirret në votim, dhe duke i parë numrat në kuvend pritet të kalojë. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.