DYLON

Zhvillohen Garat Rajonale të Ndihmës së Parë – Ekipi nga Artana më i miri

Zhvillohen Garat Rajonale të Ndihmës së Parë – Ekipi nga Artana më i miri
Avatar photo Redaksia

Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Gjilan ka bërë me dije se sot u zhvilluan garat Rajonale të Ndihmës së Parë, ku garuan ekipet nga Gjilani, Artana dhe Vitia, e më i miri u shpall ekipi nga Artana që do ta përfaqësojë Rajonin e Anamoravës në Garat Republikane të Ndihmës së Parë!

Përndryshe, Komisioni për garat rajonale ishte i përbërë nga Dr. Esma Mustafa, Kryetare e degës së Kryqit Kuq në Gjilan, Lulzim Mustafa, Instruktor i ndihmës së parë (dega në Artanë), Zaim Avdili Instruktor i ndihmës së parë (dega në Viti) si dhe Anila Mustafa, Instruktore e ndihmës së parë (dega në Gjilan).

EkoHigjiena

“Ky sukses është rezultat i përkushtimit dhe punës së palodhur të të rinjve tanë, dhe mbështetjes së vazhdueshme nga instruktorët dhe komisioni. Urojmë shumë suksese në garat Republikane dhe falënderojmë të gjithë ata që kanë mbështetur këtë rrugëtim”, thuhet në njoftimin e Kryqi t të Kuq të Kosovës, Dega në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.