DYLON

“Zhvillimi i Empatisë dhe Vetëdijes Emocionale tek Adoleshentët”, aktivitet i radhës në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”

“Zhvillimi i Empatisë dhe Vetëdijes Emocionale tek Adoleshentët”, aktivitet i radhës në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”
Avatar photo Redaksia

Nën monitorimin e psikologes së shkollës, Kaltrina Jetishi, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, është mbajtur aktiviteti “Zhvillimi i Empatisë dhe Vetëdijes Emocionale tek Adoleshentët”.

Siç ka theksuar psikologia Kaltrinë Jetishi, qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë rritja e vetëdijes emocionale tek nxënësit, forcimi i empatisë mes nxënësve, krijimi i ndjenjës së sigurisë dhe përkatësisë si dhe normalizimi i përvojave të mira dhe të vështira.

EkoHigjiena

“Të gjithë nxënësit, që i përkisnin të tri gjeneratave të gjimnazit nga klasa dhjetë deri dymbëdhjetë, të ulur në rreth kanë shkruar një ngjarje të bukur që i bënë krenarë, ose një moment të vështirë që i ka lënduar, e më pas ato janë lexuar në mes të grupit dhe nxënësit nuk kanë paragjykuar asgjë, kanë respektuar mendimin e secilit dhe duke folur një nga një kanë dhënë mendimet e veta, sygjerimet, kanë ofruar zgjidhje për problemin, kanë dhënë këshilla dhe e kanë motivuar njëri-tjetrin, duke treguar solidaritet me secilin dhe duke dhënë kontribut në aktivitet”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.

Ishte ky një aktivitet tejet interesant, që ka ngjallë interesimin e shtuar të nxënësve dhe shumë i domosdoshëm për këto grupmosha, kurse e kënaqur me realizimin e tij është shprehur edhe psikologia e shkollës, Kaltrina Jetishi, e cila siç ka theksuar, me këtë aktivitet synim kishte të zgjojë inteligjencën emocionale tek nxënësit, aftësinë për të dëgjuar tjetrin, empatinë, normalizimin e përvojave, duke dashur që secilit t’ia bëjë me dije se nuk është vetëm dhe që të ul bullizimin e të rrit mirëkuptimin në mes të nxënësve.

“Ky aktivitet dëshmoi se nxënësit tanë flasin hapur me njëri-tjetrin, e ndajnë të mirën mes veti, por edhe diskutojnë hapur për problemet që i kanë, kurse bashkërisht përpiqen që t’i zgjidhin problemet duke i qenë gjithmonë pranë njëri-tjetrit”, thuhet në fund të njoftimit të kësaj shkolle. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.