DYLON

Zhvillimi ekonomik i jep zgjidhje problemeve të Kosovës

Avatar photo Redaksia

​Komisioni Evropian do të mbështes prioritetet e Kosovës, siç janë ato të bujqësisë, energjisë, edukimi dhe punësimi, tha shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë Samuel Zhbogar.

Këtë Zhbogar e tha në një punëtori të organizuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë, ku po ashtu u fol për eksperiencën italiane për qasje në kredi.

EkoHigjiena

Të pranishëm në këtë tryezë pune, ndër të tjerët, ishin edhe ministrat Blerand Stavileci dhe Memli Krasniqi, si dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza. Ky i fundit tha se mirëpret çfarëdo biznesi, e kështu edhe një bankë italiane në Kosovë.

Pjesëmarrësit në punëtori porositën se problemet e Kosovës nuk mund të zgjidhen pa zhvillimin ekonomik të vendit.

Po ashtu, sot në ambasadën italiane u bë përurimi i zyrave të reja të Trentinos e më pas u shfaq edhe një video-spot i kësaj Republike Autonome.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.