DYLON

Zhvillimi ekonomik i Gjilanit, ambasadori i BE-së në Kosovë takohet me presidentin e GRBC-së

Zhvillimi ekonomik i Gjilanit, ambasadori i BE-së në Kosovë takohet me presidentin e GRBC-së
Avatar photo Redaksia

Sot, Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC), nën kryesimin e presidentit të saj, avokat Arsim Vranovci, së bashku më anëtarët e saj, kanë mbajtur një takim në Gjilan me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, përfshirë vet ambasadorin, Aivo Orav.

Në shoqërim të ambasadorit Orav, të pranishëm ishin edhe Johannes Stenbaeck – Shef për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë; AnnaCarin Plato – Shefe politike në Zyrën e BE-së në Kosovë; Cyprien Francois – Shef për Çështje Politike nga Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësuesja ligjore, Albana Gjinolli nga Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë.

EkoHigjiena

Sipas Vranovcit, ky takim, ka qenë i një rëndësie të posaçme për komunitetin e biznesit në rajonin e Gjilanit, ku mes tjerash, është diskutuar për çështje të zhvillimit ekonomik në përgjithësi e në veçanti për rajonin e Gjilanit. Pika kryesore e këtij takimi ka qenë Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor nga BE-ja.

Sipas Vranovcit, ky fond i BE-së ka potencial për dyfishimin e rritjes së ekonomive të Ballkanit Perëndimore brenda dekadës së ardhshme. Vlera e tij është 6 miliard Euro për 2024 – 2027, nga të cilat Kosova ka mundësinë të përfitoj 880 milion Euro. Sidoqoftë, në këtë takim, u ndanë përvoja nga bizneset sikurse që është eksporti në tregun unik të BE-së, transferi ndërkombëtar i të dhënave personale, sfida këto që po përballen bizneset e Republikës së Kosovës.

Vranovci ka bërë me dijes e nga përfaqësuesit e BE-së, mes tjerash, u theksuan çështjet në të cilat do të punohet sikurse që është qasja në tregun unik evropian, çështjet rregullatore sikurse që është heqja e barrierave tregtare që do ta lehtësonin eksportin e mallrave dhe shërbimeve nga Kosova në BE por edhe sigurimi pajtueshmërisë lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale.

Gjithashtu, Presidenti Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, Arsim Vranovci, bëri një prezantim të shkurtër për bizneset pjesëmarrëse, të cilët diskutuan me përfaqësuesit e lartë të BE-së rreth mundësisë së tyre për të qenë përfitues të kësaj nisme të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Në fund, Presidenti Vranovci, i bën apel gjithë spektrit politik që sa më parë të sigurojnë stabilitet politik, në mënyrë që Kosova të përfitoj nga ky fond i BE-së, i cili ka rëndësi jetike për zhvillimin tonë ekonomik dhe të kontribuoj që bizneset tona të jenë konkurrentë me bizneset e rajonit dhe më gjerë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.