VV: Plani i Veselit është të nxisë konflikt mes pozitës dhe opozitës
LVV përmes një njoftimi për media ka theksuar se plani i Kadri Veselit është që të nxisë konflikt mes pozitës dhe opozitës.
VV ka theksuar se çdo eskalim i tillë i situatës bie mbi përgjegjësinë e Kadri Veselit.
Njoftimi i plotë:
Plani i Kadri Veselit është që t’i nxisë deputetët e pozitës për konflikt me ata të opozitës. Thirrja që ai u bëri deputetëve për t’u afruar afër opozitës, ishte thirrje për të nxitur konflikt në mes të deputetëve. Tentimi për të vazhduar kështu seancën, është tentim për konflikt në mes të deputetëve.
Çdo eskalim i tillë i situatës bie mbi përgjegjësinë e Kadri Veselit.
Konjufca: Gazi lotsjellës, veprim demokratik
Shefi i grupit parlamentar ka konsideruar se gazi lotsjellës ishte veprim demokratik.
“Shumë demokratik, demokracia sot varet çfarë veprimi ndërrmarim për ta ndalur zajednicës. Hedhja e gjë sendeve është në funksion të ndaljes së zajednicës. Për besë mu dukt që gazi lotsjellës pati efekt. Për çfarëdo lëndimi që mund të ndodhë përgjegjësia është e atyre që nuk pranuan ta ndëprejnë seancën”, ka thwnw Konjufca./Indeksonline/
Grabovci: As gazi lotsjellës nuk na ndal të shkojmë përpara
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se hedhja e gazit lotsjellës është vandalizëm tjetër i opozitës. Ai ka thënë se një gjë e tillë i ka kujtuar vitet e 80-ta kur pushtuesit serb e përdorën gazin lotsjellës kundër vëllezërve e motrave tona.
Grabovci tutje theksoi se nuk ka asgjë që i ndalon të shkojnë përpara./Indeksonline/
Beqiri: Hedhja e gazit lotsjellës, veprim i dhunshëm i opozitës
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se hedhja e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës është akt jodemokratik.
“Nëse duhet me ju qit gaz lotsjellës kolegëve le ta vlerësojnë qytetarët këtë gjë. Kjo është veprim i dhunshëm. Nuk di çka është antidemokratike, çka është e dhunshme, çka është antiligjore. Nuk ju kemi frikësuar atyre në që na kanë vra e leje më këtyre që i kemi vëllezër e që ju ka humbur rruga në oborr”, ka thënë Beqiri./Indeksonline/
Edhe përfaqësuesi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar është alivanosur nga gazi lotësjellës i opozitës që e ka hedhur në Kuvendin e Kosovës.
Opozita e ndërpreu seancën për shkak se Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, ku si pasoj u alivanos deputetja e PDK-së, Flora Brovina./Indeksonline/
Blerta Deliu-Kodra alivanoset nga gazi lotsjellës i opozitës
Gazi lotsjellës i cili u hodh sot në sallën e Kuvendit nga deputetët e opozitës, ka shkaktuar probleme tek deputetët e tjerë.
Flora Brovina është ajo e cila ka pësuar më se keqi nga ky akt i opozitës, ndërkaq edhe deputetja tjetër e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra është parë tek e kanë dërguar në emergjencë si pasojë e gazit lotsjellës./Indeksonline/
Si pasojë e shpërndarjes së gazit lotsjellës nga ana e deputetëve të opozitës, disa deputetë kanë pësuar edhe lëndime, duke e bërë të nevojshme ndërhyrjen e ndihmës së shpejtë.
Deri në këto momente mësojmë se Flora Brovina është alivanosur, raporotn Indeksonline.
Ekipet e ndihmës së shpejtë tashmë gjenden brenda hapësirave të Kuvendit për të trajtuar ata deputetë që kanë pësuar lëndime. /Indeksonline/
Në ndërkohë ekipet emergjente kanë marrë deputeten e PDK-së Flora Brovina nga Kuvendi dhe e kanë dërguar në emergjencë për trajtim.
Si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës nga opozita, deputetja e PDK-së Flora Brovina është alivanosur.
Ajo është duke u trajtuar në sallën e Kuvendit./Indeksonline/
Albin Kurti hodhi gazin lotsjellës në sallën e Kuvendit
Deputeti i opozitës, Albin Kurti ka hedhur gaz lotsjellës në sallë të Kuvendit.
Në sallë të Kuvendit tashmë është krijuar një atmosferë e rënd dhe tymi ka shkaktuar që të vijë erë e keqe dhe të ketë probleme për frymëmarrje.
Deputetët e pozitës në kushte të jashtëzakonshme kanë vazhuar me pikat e rendit të ditës, duke miratuar ligjet e parapara për këtë seancë.
Punimet e Kuvendit me kaq kanë përfunduan.