DYLON

Zhvillimet e fundit errësuan kujtimin për 17 shkurtin

Avatar photo Redaksia

Ish-kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se zhvillimet në vitet e fundit kanë errësuar kujtimin për 17 shkurtin e 2008-tës. Megjithatë, ai ka thënë se shpallja e pavarësisë është ngjarje historike për Kosovën dhe popullin e saj. Ai për ‘Epokën e re’ ka deklaruar se këta shtatë vjet shtetësi janë përcjell me ngjarje të mira dhe të këqija, por sipas tij, qytetarët e kanë humbur entuziazmin për një të ardhme të mirë.

“Nuk ka asnjë fije dyshimi se tre vjetët e parë ishin vite të një entuziazmi të ligjshëm institucional e qytetar. Ishte e natyrshme se sa ishte entuziazmi për pavarësinë dhe sovranitetin, ishin edhe pritjet tona si politikanë, po ashtu edhe si qytetarë. Gjatë atyre viteve erdhën edhe shumë njohje ndërkombëtare dhe Kosova u bë pjesë e shumë institucioneve ndërkombëtare…”, shprehet Krasniqi.

EkoHigjiena

Ish-kryeparlamentari ka vlerësuar se shtetin tonë e presin edhe shumë sfida reale dhe të shpifura. Në këtë kontekst, ai ka thënë se sfida më serioze mbetet ç’kapja e institucioneve të kapura nga shteti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.