DYLON

Zhurnalisti helvetik i interesuar për futbollistët shqiptarë!

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) –  Para disa ditësh, një gazetar i sportit helvetik vizitoi Klubin Futbollistik Drita nga Gjilani dhe u takua me Saqip Shalën dhe Besim Ismailin,  e ku shprehu interesimin për sportin kosovar e në veçanti interesimi për KF. Dritën.

Ai  ishte i interesuar për të marrë disa opinione lidhje me shqiptarët që luajnë për shtetin zviceran dhe veçanërisht për Xherdan Shaqirin se a ka simpatizantë dhe sa ka popullaritet në Kosovë.

EkoHigjiena

Ai ishte i interesuar edhe për emrin e stadiumit tha se ka dëgjuar se është përmendur emri i Xherdan Shaqirit.

Shala dhe Ismaili ju përgjigjën se qyteti ku jetojmë e mbështesin vetëm një emër e ai është Selami Osmani- Bezi, propozime ka pas mirpo ne emrin e kemi, kanë thënë Shala e Ismaili.

Shaqiri është shume i popullarizuar mirëpo kur bëhet fjalë te emri i stadiumit aty nuk ka alternativë tjetër, vetëm emri i Selami Osmanit kënaq shpirtrat e qytetit ku jetojmë, thanë ata.

Interesimi i zhurnalistit zviceran ishte ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës ku po ashtu luajnë disa shqiptarë.

Shala  tregon se biseduan për shumë çështjesh, si prej kohërave të arta e deri me sot por këtë reportazh  gazetari i sportit zviceran tha qe do ta publikojnë një ditë para ndeshjes  Shqipëri – Zvicër nëpër mediume zvicerane. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.