Gjilan – (2LONLINE) – Para disa ditësh, një gazetar i sportit helvetik vizitoi Klubin Futbollistik Drita nga Gjilani dhe u takua me Saqip Shalën dhe Besim Ismailin, e ku shprehu interesimin për sportin kosovar e në veçanti interesimi për KF. Dritën.
Ai ishte i interesuar për të marrë disa opinione lidhje me shqiptarët që luajnë për shtetin zviceran dhe veçanërisht për Xherdan Shaqirin se a ka simpatizantë dhe sa ka popullaritet në Kosovë.
Ai ishte i interesuar edhe për emrin e stadiumit tha se ka dëgjuar se është përmendur emri i Xherdan Shaqirit.
Shala dhe Ismaili ju përgjigjën se qyteti ku jetojmë e mbështesin vetëm një emër e ai është Selami Osmani- Bezi, propozime ka pas mirpo ne emrin e kemi, kanë thënë Shala e Ismaili.
Shaqiri është shume i popullarizuar mirëpo kur bëhet fjalë te emri i stadiumit aty nuk ka alternativë tjetër, vetëm emri i Selami Osmanit kënaq shpirtrat e qytetit ku jetojmë, thanë ata.
Interesimi i zhurnalistit zviceran ishte ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës ku po ashtu luajnë disa shqiptarë.
Shala tregon se biseduan për shumë çështjesh, si prej kohërave të arta e deri me sot por këtë reportazh gazetari i sportit zviceran tha qe do ta publikojnë një ditë para ndeshjes Shqipëri – Zvicër nëpër mediume zvicerane. /2lonline/