DYLON

Zhurmë e fjalë për çerdhet publike nga qeveria qendrore dhe komunale, por asnjë hap konkret në këtë katërvjeçar në Gjilan

Zhurmë e fjalë për çerdhet publike nga qeveria qendrore dhe komunale, por asnjë hap konkret në këtë katërvjeçar në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Zhurmë e fjalë për çerdhet publike nga qeveria qendrore dhe komunale, por asnjë hap konkret në këtë katërvjeçar në Gjilan

/Xhevat Bekteshi kandidat për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)/

Prej vitesh, temat që lidhen me edukimin në fëmijërinë e hershme janë përdorur në mënyrë të përsëritur nga qeveria dhe komuna, shpeshherë për qëllime promovimi politik. Por realiteti që përballim çdo ditë në Gjilan është ndryshe nga ajo që thuhet në konferenca për media apo rrjete sociale.

Si koordinator i mësimit praktik në Universitetin “Kadri Zeka” dhe përgjegjës për sistemimin e studentëve në praktikë, e di nga përvoja dhe nga tereni se situata nuk ka ndryshuar që nga viti 2019. Sot, në Gjilan funksionojnë vetëm katër çerdhe publike:

• Ardhmëria 1 (e cila ndodhet në një objekt privat me qira)

• Ardhmëria 2

• Integj

• Dardania

Që kur ka marrur mandatin kjo qeveri komunale e deri më sot, nuk është hapur asnjë çerdhe e re publike. Madje, njëra prej tyre Ardhmëria 1 ende operon në kushte të përkohshme- shumëvjeçare, në një objekt me qira, dhe jo në një hapësirë publike të dedikuar për edukim.

Kjo mungesë zhvillimi ndikon negativisht në shumë aspekte:

• Prindërit nuk gjejnë vend për fëmijët e tyre;

• Studentët tanë nuk kanë mjaft hapësira për të zhvilluar praktikën siç duhet;

• Edukimi i hershëm nuk merr përkrahjen që i takon në politikat lokale.

Si kandidat për Asamblenë Komunale në Gjilan, nuk mund të qëndroj indiferent ndaj kësaj situate. Kjo është një çështje që prekë direkt komunitetin tonë, dhe që kërkon vullnet politik të sinqertë për investime reale – jo vetëm për të ndërtuar objekte, por për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve tanë.