Zhurma që të çmendë!

(2L ONLINE) – Në boten normale, atje ku pretendojmë edhe ne, zhurma në publik ose ajo që prishë qetësinë në një rreth o hapësirë të caktuar, ose ndalohet ose rregullohet me ligj se si duhet bërë. Këtu tek ne, ka a s’ka një ligj për këtë, nuk i bënë punë askujt. Bërtasin, e zhurmojnë, e bëjnë muzikë pa e bërë as ma të voglin hesap se a trishtojnë, a shqetësojnë dike apo jo.

Në një ndërtesë të banimit kolektiv, dikujt që nuk i bënë përshtypje se në fqinjësi mund të ketë fëmijë të vegjël që janë në gjumë dhe mund të trishtohen nga zhurma, ose njerëz të pleq e të sëmurë që u duhet qetësia, lëshon muzikën e tij të preferuar me gjithë fuqinë e zërit që ka aparati, hapë dritaret e ballkonit dhe torturon kokat dhe veshët e një fqinjësie të tërë, e mos të flasim për dasmat me ato muzikat bastard përzierjesh orientale si dhe organizimeve të lloj-llojshme mu në qendër të qytetit, ku lëshohet muzikë me ton aq të lartë sa që kur kalon andej pari të bënë të plasin veshët dhe koka si dhe qëndrimi në kafiteritë për rreth bëhet i pa durueshëm.

E kështu ishte edhe t shtunën në qendër të Gjilanit, ku para teatrit ishin ekspozuar pano të mëdha ku shkruante:festivali i këngëve dhe valleve, “Gurra popullore” si dhe altoparlantë të mëdhenj që nxjerrnin muzikë me sa fuqi që kishin.

Këso gjërash nuk më kanë rastisur në asnjë nga vende të ndryshme evropiane që kam jetuar dhe qëndruar. As në Sllovaki, as Bullgari e lere më në Austri e Zvicër, ku çdo gjë është e rregulluar deri në detaj.

Sui generis!!!

/Xhelil ARIFI / 2L ONLINE/

KOMENTE