DYLON

Zhurma që do të prodhoj shumë zhurmë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Sot në botë moderne edhe zëri i lartë nga do që vie konsiderohet ndotje e mjedisit. Zhurma mund të konsiderohet se është një ndotës i mjedisit. Zhurma buron nga këto burime : rrugët me qarkullim të stërgarkuar, aeroplanët, hekurudhat, eksplodimet, diskotekat , kafiteritë etj.

Mirëpo të konsiderosh ezanin dhe kambanat e objekteve fetare si ndotës është skandaloze. Mendoj që asnjë ekspertizë nuk është bërë ndaj ezanit se a duhet konsiderohet ndotës apo jo. Forma e thirrjes së ezanit është mënyra e aplikimit të thirrjes së besimtarëve. Kësaj forme të thirrjes nuk mund ti vendosesh zhurmëmbytës (silent) në altoparlant.

EkoHigjiena

Nuk duhet hamendësuar shumë se të krahasosh ezanin me zëra e muzikës tregon se je plotësisht i lajthitur dhe i papjekur. Nëse sirenat kundër aeroplanëve që sulmojnë janë burim i ndotjes atëherë me siguri në të ardhmen nuk duhet alarmuar dhe populli nuk do të zgjohet nga gjumi në raste se do të ketë bombardim nga ata. Po ashtu edhe zilja e orëve që neve na zgjojnë nga gjumi mund të konsiderohen burim i ndotjes sipas këtij projektligji.
Po zhurma nga gjëmimi i motorëve sportiv nuk po e pengon askënd.

Nuk mund të konsiderohet ezani zhurmë sepse intensiteti i saj është tepër e shkurtër sepse dihet si burim i  zhurmës llogaritet edhe kohëzgjatja e zhurmës. Duke e thjeshtuar nëse zëri ka frekuencë të ultë por ka kohëzgjatje e zërit është më gjatë mund të ketë efekt më të dëmshëm se sa ai zë që ka frekuencë të lartë e kohëzgjatje të shkurtë.

Duke e njohur anatominë e veshit dhe funksionimin e tij them se zëri i pandalshme sa do e ulët të jetë dëmton më shumë këtë aparat ndijor se sa ajo që zgjatë shkurtër duke aluduar te ezani. Prandaj projektligji për zhurmën duhet të bazohet në këtë element e jo ti përfshi ezanin si burim i ndotjes./2lonline/

Artan JAKUPI

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.