• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion Sport

Zhgënjim total i Kosovës

Redaksia 2LONLINE 29 Mars, 2023 3 min
 Zhgënjim total i Kosovës

Shkruan: Fehmi Sylejmani, opinionist

Kosova zhgënjeu totalisht mbrëmë në “Fadil Vokrri”, teksa barazoi 1-1 me Andorrën, në ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Euro 2024. Edhe pse miqtë shiheshin si një kundërshtar i kalueshëm, fusha tregoi tjetër gjë. Nuk ishte zhgënjim vetëm në rezultat, por edhe në shumë aspekte tjera, të cilat duhet analizuar kompetentët e kësaj fushe, por edhe opinioni i gjerë.

Ndonëse pati disa ndryshime në përbërjen bazë, krahasuar në  ndeshjen kundër Izraelit(1:1), megjithatë edhe në këtë ballafaqim u shfaqën shumë defekte, të cilat po e karakterizojnë si shpesh këtë reprezentacion, që në kuadër të saj ka futbollistë me vlera dhe cilësi të larta.

Me futjen e Donat Rrudhanit në krhaun e majtë, në ndeshjen e mbrëmshme, loja ishte më ofanzive, dhe mund të thuhet se ky futbollist për këtë pozitë është i pazëvendësueshëm për momentin, teksa nga dy  ndeshjet e zhvilluara, krahu i djathtë mbetet një nga defektet që në të ardhmen,  duhet shikuar me alternativa tjera. Dyshja qendrore e mbrojtes Rrahmani dhe Kryeziu mund të jenë edhe më stabil, vecanarisht  Kryeziu, që  ka nevojë për një kohë më të gjatë, deri sa të përshtat më mirë me bashkëlojtarët tjerë.

Reparti mesfushor mund të  përmirësohet edhe më tej dhe ka rendiment, meqë posedojmë një  kontigjentë të mjaftueshëm të futbollistëve me cilësi të larta, por duhet  të gjindet më ideali. Si kundër që këta futbollistë të këtij reparti duhet të kenë  angazhim, përkushtim, seriozitetet, xhelozi, fantazi, thjeshtësi, dashuri,  vullnet dhe elan shumë më të  madh në ndeshjet e përfaqësues së Kosovës.

Krahët e sulmit, mbeten pikat më të forta dhe më premëtuese të Kosovës, por që duhet luajtur me thejshtë, më fortë  dhe më shumë në aspektin defanziv, teksa sulmuesi i vetëm Muriqi, mbetet i pazëvendësueshëm.

Trajneri aktual, francezi Giresse, nga dy ndeshjet  e para, nuk ka bindur dhe është mirë të rishikohet pozicioni tij, sa nuk është vonë. Sa më parë aq më mirë. /2LONLINE/

Etiketa:Andorra Fehmi Sylejmani futboll Izraeli Kombetarja Kosova Opinion rekomandojmë sport
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë

31 Maj, 2023
Sport

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023
Gjilan

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad

31 Maj, 2023
Gjilan

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023
Lajme të ngjashme

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë anamoravase, Hasan Bunjaku

31 Maj, 2023

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad Rashiti

31 Maj, 2023

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023

FC Drita ndërpret bashkëpunimin edhe me Ilir Blakçorin

31 Maj, 2023

Ja si e sheh Ardian Azemi i AAK-së prishjen e koalicionit Vetëvendosje-PDK

31 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com