DYLON

Zhgënjen edhe Drita

Zhgënjen edhe Drita
Avatar photo Redaksia

Java e 24-të e Superligës së Kosovën në Futboll ka qenë javë zhgënjyese për të dyja klubet gjilanase, Drita e Gjilanit, që luajnë në elitën e futbollit kosovar.

Të shtunën, Gjilani nuk e kapi momentumin, për t’u ngjitur në tabelë pasi humbi në terren të saj nga Drenica, e sot edhe skuadra tjetër gjilanase, Drita pësoi në Suharekë nga Ballkani, një kundërshtari të drejtpërdrejt për titull kampion.

EkoHigjiena

Drita ka humbur nga Ballkani me rezultat 3:0. Golat u shënuan nga Bleart Tolaj (3’), Arbër Potoku (39’) dhe Almir Kryeziu (78’).

Tani edhe Drita edhe Ballkani, që janë në dy pozicionet e para kanë nga 42 pikë, por ekipi nga Suhareka, tani është lider, pasi ka golaverazh më të mirë.

Përndryshe, ndeshja tjetër e ditës së sotme ishte ajo mes Dukagjinit dhe Llapit e cila përfundoi me fitoren e mysafirëve (1:2).  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.