DYLON

Zhegra mban tubim përkujtimor në nderim të martirëve të rënë në vitin 1999

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Zhegra të enjten do t’i përkujtojë martirët në 17 vjetorin e vrasjeve në këtë fshat nga ana e ushtrisë serbe. Nga ky tubim sërish do të përsëritet kërkesa që kriminelët dhe ata që dhanë urdhra të dalin para drejtësisë.
Në fshatin Zhegër ushtria serbe e cila ndihmohej edhe nga serbët vendës kishte vrarë, Sipas të dhënave që kanë grumbulluar Këshilli i bashkësisë vendore në Zhegër në periudhën mars-qershor 1999 në këtë fshat janë vrarë 13 qytetarë dhe janë plagosur 7 të tjerë, thuhet në njoftimin e Këshilli Organizativ – Zhegër

“Sa herë që kujtojmë dëshmorët kujtojmë sakrificën dhe heroizmin e tyre. Vepra dhe heroizmi i tyre na bënë që ne sot të ndjehemi krenar. Pa gjakun e derdhur të atyre që u flijuan , as liria nuk do ta kishte kuptimin, e gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe martirëve qëndron i stolisur në themelet e lirisë, e ne sot i nderojmë dhe përkujtojmë me pietet, sot në 17 vjetorin e rënies po përkujtojmë ata që u sakrifikuan e flijuan jetën e tyre për lirinë e atdheut.
Muajt mars, prill e maj të vitit 1999 ishin muajt më të përgjakur, kur në altarin e lirisë ranë shumë dëshmorë dhe shumë martirë të tjerë.”, thuhet tutje në njoftim.

EkoHigjiena

Ne të gjallët kemi obligim të përkulemi pranë varreve dhe veprës së tyre madhore sot e përgjithmonë, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ – Zhegër . Përndryshe, aktivitetet që do të shënojnë këtë organizim përkujtimor do të nisin me vizitën dhe homazhet te varrezat e martirëve (ora 15 e 30) për të vazhduar me tubimin përkujtimor që fillon në ora 17:00, në shkollën fillore “Agim Ramadani”. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.