DYLON

Zhegra, Lladova, Llashtica, Pogragja e Llovca, shënojnë përkujtimin si gjithë Karadaku që resistoi e u kryengrit në ditët e errta për këto ditë të bardha

Zhegra, Lladova, Llashtica, Pogragja e Llovca, shënojnë përkujtimin si gjithë Karadaku që resistoi e u kryengrit në ditët e errta për këto ditë të bardha
Avatar photo Redaksia

“Jemi në ditët, javët e muajt e përkujtimeve të mëdha si kjo në Zhegër e Grykë të Karadakut. Këtu rezistenca politike u pagua me gjak të baballarëve, djemve e vajzave, e deri te foshnja, të cilët u martirizuan për Liri e Pavarësi të Kosovës”, thotë Lutfi Haziri, kreu i LDK-së së Gjilanit.

Ai tha se Zhegra, Lladova, Llashtica, Pogragja e Llovca, këto ditë shënojnë përkujtimin si gjithë Karadaku që resistoi e u kryengrit në ditët e errta për këto ditë të bardha.

EkoHigjiena

Sot i përkujtojmë Ahmetali Ajeti (i zhdukur ende), Beqir Mahmuti, Zijadin Mahmuti, Hevzi Ajeti, Daut Mahmuti, Ganimete Ajeti, Shyqeri Tahiri, Haxhi Ukshini, Miradije Ukshini, Milazim Idrizi, Qazim Haziri, Qamile Haziri, Fitim Isufi, Raif Rrustemi, Mustafë Mustafa, Sabedin Hamiti, Ukshin Maloku, Hasan Maloku, Avni Zenuni, Hysen Hyseni, Ajshe Hyseni, Fazli Hyseni, Arife Hyseni, Driton Hyseni, Mirije Hyseni, Blerim Halili, Rifat Shabani, Selami Shabani, Zijavere Shabani, Fisnik Shabani, Sylejman Ibishi, Xhavit Berisha, Ali Selimi, Enver, Murseli, Ymer Rashiti, Lulzim Musliu, Rukije Ramushi , Habibe Ramushi, Nezir Ramushi, Xhyzide Hasani, Lirim Shabani, Rabit Dalipi, Xhevrije Zeqiri, Xhemail Halimi, Sami Xhelili, Avdi Rexhepi, Rahim Ymeri, Nexhmije Azemi dhe të gjithë martirët, dëshmorët e heronjtë e kombit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.