Zhegoci është vend i historisë, trimërisë dhe mikpritjes!
Zhegoci është vend i historisë, trimërisë dhe mikpritjes!
/Sami Ahmeti, kandidat i LDK-së për Kuvendin Komunal të Gjilanit/
Në vendlindjen time, pata kënaqësinë të jem i rrethuar nga miq e të afërm me të cilët kemi ndarë kujtime, sakrifica e kontribute të përbashkëta ndër vite. Ato momente i kthyem në ide e plane për të ardhmen, për projekte që do të shërbejnë brezave që vijnë.
Jam thellësisht mirënjohës për secilin prej jush që gjeti kohë të jetë pjesë e këtyre çasteve. Prania juaj është dëshmi e dashurisë dhe respektit që keni për vendin tonë.
Unë jam krenar që vij prej jush dhe që sot kam mundësinë të jem pranë jush duke punuar bashkë për një të ardhme më të mirë për Zhegocin dhe për Komunën e Gjilanit.
Së bashku me Arbër R. Ismajli përkrahjen e kryetarit të komunës, do të bëjmë më të mirën për vendin tonë.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj!