DYLON

Zhegër: Kapet i dyshuari që vodhi te “Karadaku”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ishte në arrati, por nuk i shkoi gjatë sepse sot ra në duart e policisë i dyshuari për vjedhje në marketin ,”Karadaku’’ në fshatin Zhegër. Prokurori i shtetit ka lëshuar vendimi mbi ndalimin  e tij për 48 orë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës fillimisht e ka lokalizuar dhe më vonë e ka arrestuar të dyshuarin R, H. (1989), i cili deri më sot ka qenë në arrati. Sipas tij, ky i dyshuar se bashku me shokun e tij I. S. dyshohet se në bashkëveprim kanë kryer një vepër penale “Vjedhje e Rëndë’’ në marketin ,” Karadaku’’ në fshatin Zhegër.

EkoHigjiena

“I dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare. Në bazë të provave të qëndrueshme që janë gjetur, prokurori i shtetit ka lëshuar vendimi mbi ndalimin për 48 orë. I gjithë materiali hetimor shtesë bashkë me dëshmitë dhe provat materiale lidhur me këtë rast dorëzohet në Prokurorinë Themelore”, ka bërë të ditur zëdhënësi Ismet Hashani. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.