/2L ONLINE/ – Ishte në arrati, por nuk i shkoi gjatë sepse sot ra në duart e policisë i dyshuari për vjedhje në marketin ,”Karadaku’’ në fshatin Zhegër. Prokurori i shtetit ka lëshuar vendimi mbi ndalimin e tij për 48 orë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës fillimisht e ka lokalizuar dhe më vonë e ka arrestuar të dyshuarin R, H. (1989), i cili deri më sot ka qenë në arrati. Sipas tij, ky i dyshuar se bashku me shokun e tij I. S. dyshohet se në bashkëveprim kanë kryer një vepër penale “Vjedhje e Rëndë’’ në marketin ,” Karadaku’’ në fshatin Zhegër.
“I dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare. Në bazë të provave të qëndrueshme që janë gjetur, prokurori i shtetit ka lëshuar vendimi mbi ndalimin për 48 orë. I gjithë materiali hetimor shtesë bashkë me dëshmitë dhe provat materiale lidhur me këtë rast dorëzohet në Prokurorinë Themelore”, ka bërë të ditur zëdhënësi Ismet Hashani. /2L ONLINE/