/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës njësitet patrulluse policore nga Nënstacioni Policor Zhegër, përmes rrugëve operative kanë pas informata të qëndrushme për një rast “Ngacmim seksual me persona të mitur nën 14 vjeç”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se njësitet e hetimeve rajonale me ta pranuar ankesën e kanë lokalizuar të dyshuarin, shtetas i Kosovës me banim në Zhegër.
“Dyshohet se personi i dyshuar F.I. (1947) veprën e ka kryer se paku në një rast, madje duke e shfrytëzuar pozitën e varësisë ndaj viktimës, pasi që e njëjta ishte duke punuar në shtëpinë e tij, me qëllim të ofrimit të përkujdesjes ndaj bashkëshortes së të dyshuarit e cila ishte në gjendje të rëndë shëndetësore|”, ka thënë Hashani.
I dyshuari, pasi është intervistuar nga ana e Policisë së Kosovës me urdhër të prokurorit të shtetit për Krime të Rënda në Gjilan është ndalur në mbajtje për dyzetë e tetë (48) orë. Me rastin po merret prokuroria. /2L ONLINE/
/fotoilustirm