DYLON

Zhduket një akullnajë në Zvicër, qytetarët mbajnë funeral simbolik

Zhduket një akullnajë në Zvicër, qytetarët mbajnë funeral simbolik
Avatar photo Elife Sherifi

Rreth 250 persona morën pjesë në funeralin simbolik të akullnajës Pizol, në Alpet zvicerane, me shpresën se politikanët do të ndërmarrin veprime konkrete kundër ndryshimeve të klimës në samitin që ka nisur tashmë në New York.

Dhjetëra njerëz të veshur me të zeza, mbajtën një marsh funeral, për të shënuar zhdukjen e një akullnaje alpine, si pasojë e ngrohjes globale.

Muajin e kaluar, mediat ndërkombëtare i kushtuan vëmendje Islandës, ku u mbajt një ceremoni e madhe dhe u vendos një pllakatë bronzi për të kujtuar Okjokull, akullnajën e parë të Islandës të humbur për shkak të ndryshimit të klimës.

EkoHigjiena

Por, ndryshe nga Islanda, ceremonia e mbajtur në Zvicër, nuk shënon zhdukjen e parë të një akullnaje nga alpet zvicerane.

“Që nga 1850”, shprehen ekspertët, “vlerësohet se më shumë se 500 akullnaja zvicerane janë zhdukur krejtësisht”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.