DYLON

Zhbogar do t’i dorëzojë Jahjagës Raportin e Progresit

Avatar photo Redaksia

Gjatë ditës së sotme, në mesditë, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të pres në takim përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Ky i fundit do t’i dorëzoj presidentes Jahjaga, Raportin e Progresit për vitin 2014, për Kosovën.

EkoHigjiena

E sipas raportimeve të medieve, Kosova pritet të jetë me pak progres në këtë raport.

Luftimi i korrupsionit, funksionimi i gjykatave dhe shumë pjesë të tjera të raportit përmbajnë nota negative.

Ndër problemet kryesore që Raporti i Progresit evidenton janë edhe problemet me prokurimin publik, ndikimet politike në shumë fusha dhe reformimi i administratës.

Pika më kritike është ajo ku kërkohet ndryshimi i Kushtetutës, në mënyrë që Kosova të mundësojë krijimin e Gjykatës Speciale, e cila po mbahet peng për shkak të mos krijimit të institucioneve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.