DYLON

Zhbogar: Aktakuza e parë e Gjykatës Speciale, në janar të vitit të ardhshëm

Avatar photo Redaksia

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se ligji për Gjykatën Speciale që trajton krimet e kryera nga disa ish-pjesëtarë të UÇK-së do të hyj në fuqi vetëm pas nënshkrimit nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Sipas Zhbogarit, shkruan Tanjug, aktakuzat e para ndaj të dyshuarve për krime lufte do të shqiptohen në janar të vitit të ardhshëm, transmeton Indeksonline.

EkoHigjiena

Tanjug ka shkruar gjithashtu edhe rreth deklaratave të gazetarit Milaim Zeka i cili ka publikuar një listë të politikanëve kosovarë, të cilët sipas tij do të gjykohen nga Gjykata Speciale

Ndërkaq, sipas ambasadës angleze Gjykata Speciale do të vendoset në Hagë, Holandë. /Indeksonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.