DYLON

Zhbllokohet rruga Debellde-lagja e Shaqirajve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria e Shërbimeve Publike e komunës së Vitisë ka intervenuar në hapjen e rrugës Debellde-Lagja e Shaqirajve, e cila ishte bllokuar nga rrëshqitja e dheut.

Kjo rrugë sipas zyrtarëve komunal të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka qenë e bllokuar për gati 3 ditë, ndërkohë që sot në orët e mesditës ajo është e kalueshme.

EkoHigjiena

Kurse vazhdon të jetë e bllokuar rruga për Samakovë e cila është e dëmtuar dhe sipas zyrtarëve komunal në orët e pasdites pritet të intervenohet edhe në këtë rrugë. Rrëshqitje të dheut që kanë vështirësuar qarkullimin ka edhe në Lubishtë./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.