DYLON

Zharku e Sinani nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për infrastrukturën rrugore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku sot ka priur në një takim në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani për të biseduar për projektet në infrastrukturë rrugore për Komunën e Kamenicës. Sinani ka falenderuar ministrin Zharku për mbështjetjen e deritanishme për Kamenicën dhe ka prezentuar tri kërkesat për këtë vit: Asfaltimin e rrugës: Bunari – Penda e Kopërrnicës, Ndërtimin e urës në hyrje të fshtatit Topanicë dhe një shumë 50.000 euro nga Ministria dhe 5.000 euro nga Komuna për asfaltime të rrugëve në qytet dhe fshatra, me realizimin e këtyre projekte ne do të përmirësohet sadopak infrastrukturën rrugore në Komunën e Kamenicës.

Ministri Zharku tha se Ministria e Infrastrukturës është e përkushtuar që ti mbështesë projektet zhvillimore në lëmin e infrastrukturës në Kamenicë dhe të thellojë bashkëpunimin e mëtutjeshëm në vazhdimin e realizimit të projekteve të reja infrastrukturore për komunën tuaj.Sot zyrtarisht nënshkruan memorandum të bashkëpunimit për projektin: Asfaltim i rrugëve në qytet dhe fshatra në vlerë prej 55.000 euro. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.