DYLON

Zharku dhe Haziri nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi, për financimin e projekteve infrastrukturore

Zharku dhe Haziri nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi, për financimin e projekteve infrastrukturore
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nënshkruan memorandum mirëkuptimi, për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Gjilanit.

Qëllimi i këtij Memorandumi është financimi i projekteve infrastrukturore si dhe përcaktimi i obligimeve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Gjilanit për asfaltimin e disa projekteve.

MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e këtyre projekteve, ndërsa Komuna e Gjilanit obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

EkoHigjiena

Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projektet të realizohen pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.

Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projekteve, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e këtyre projekteve, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambinetit dhe Planifikimit Hapsinorë dhe Ministrinë e Financave dhe të hartojë projektet për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi.

Duke u bazuar në marrëveshjen në fjalë, Ministria e Infrastrukturës do të financiojë këto projekte në vlerë prej 1 milionë e 380 mijë euro.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.