DYLON

Zgjidhni sytjenat me kujdes, mund t’iu sëmurin

Avatar photo Redaksia

Shpesh femrat kanë probleme me sytjenat si kruarjet dhe shtrëngimet, por është fakt që ato mund të shkaktojnë edhe probleme më të rënda. Në momentin e provës ato mund të duket sikur rrinë fiks, por pas disa ditësh nisin problemet e para.

70 deri në 80 përqind e femrave veshin masën e gabuar të sytjenave, thonë ekspertët. Pasojat e kësj zgjedhje të gabuar janë dhimbjet e qafës, të shpinës, shpatullave dhe kruarjeve të shpeshta.

EkoHigjiena

Ato gjithashtu mund të shkaktojnë probleme me tretjen, lëkurën si dhe dhembje koke. Mjekët dhe detologët këshillojnë që përveç zgjedhjes së kujdesshme të sytjenave femrat duhet të kryejnë edhe ushtrime.

Arsyeja? Duke qenë se trupi shpesh ndryshon për shkak të shtimit në peshë ose rënies, edhe masa e sytjenave ndryshon, megjithëse shumë pak.

Ndërkohë ju vazhdoni që të mbani të njëjtën masë duke mos iu përshtatur ndryshimeve.

Por nëse ruani të njëjtën peshë dhe keni zgjedhur mrë sytjenat do të eleminoni gjithë problemet që mund t’iu vijnë nga sytjenat e papërshtatshme.