DYLON

Zgjerohet dhe riasfaltohet rruga kryesore në Vërban të Vitisë

Zgjerohet dhe riasfaltohet rruga kryesore në Vërban të Vitisë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Vërban të Vitisë, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në zgjerimin dhe riasfaltimi e rrugës kryesore të këtij fshati që cilësohej si shumë e ngushtë dhe e dëmtuar por edhe e rrezikshme për pjesëmarrësit në komunikacion.

Gjithashtu ai nga afër ka parë edhe punimet që kanë nisur në vazhdimin e trotuarit deri në fshatin Sadovinë e Jerlive, konkretisht në rrugën magjistrale Viti-Ferizaj.

Bëhet me dije se baza për shtrimin e këtij asfalti është bërë qysh në vitin e shkuar ndërsa në këtë lokalitet është bërë edhe zgjerimi i urës në rrugën kryesore të fshatit.

EkoHigjiena

Banorët e Vërbanit kanë falënderuar institucionet komunale të Vitisë, për këto projekte infrastrukturore duke potencuar se ato janë shumë të rëndësishëm për lëvizjen e lirë dhe të sigurt të banorëve, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndërkaq kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti potencoi se kjo komunë është e vendosur të realizoj sa më shumë projekte të cilët ndikojnë drejtpërdrejtë pozitivisht në jetën e të gjithë qytetarëve të kësaj komune.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.